23.10.2017

E vërtetuar shkencërisht: Fëmija trashëgon mutacionet gjenetike 4 herë më shumë nga babai sesa nga nëna

27 Shtator 2017

Sipas një studimi të ri, fëmijët trashëgojnë të paktën katër herë më shumë mutacione gjenetike nga baballarët e tyre se nga nënat.

Studimi zbuloi se meshkujt trashëgojnë te fëmijët një ndryshim gjenetik për çdo 8 muaj të jetës së tyre ndërsa femrat u trashëgojnë fëmijëve vetëm një për çdo 3 vite të jetës së tyre. Por mos u shqetësoni baballarë pasi kjo nuk është vetëm gjë e keqe.

De novo ose mutacioni i ri është një pjesë e rëndësishme e evolucionit, duke bërë të mundur krijimin e versioneve të reja të gjenomit njerëzor, thotë studimi. Gjithsesi besohet se janë po këto mutacione të cilat janë përgjëgjese për shumicat e rasteve të sëmundjeve të rralla në fëmijëri.

Studime të mëparshme e kanë lidhur moshën e madhe të baballarëve me sëmundje si skizofrenia dhe autizmi gjithashtu edhe me shumë sëmundje të tjera gjenetike. Një arsye se përse ndodh kjo, është se meshkujt gjatë jetës prodhojnë një numër shumë të madh spermatozoidesh dhe sa më shpesh të kopjohet ADN-ja aq më i madh është mundësia e gabimit. Gjithsesi studimi nuk e shpjegon saktësisht se sa i madh ishte ndryshimi nga numri i mutacioneve gjenetike me gabime, që trashëgoheshin nga nënat, të cilat prodhojnë më pak vezë krahasuar me numrin e mutacioneve gjenetike me gabime që trashëgoheshin nga baballarët.

Arritja e një zbulimi të tillë nuk është vetëm interesante për të kuptuar se si funksionon gjenetika njerëzore por gjithashtu këto studime do të jenë baza për krijimin e kurave të reja për sëmundjet e rralla me bazë gjenetike. /pernenat.al/