23.04.2017

Dredhëza, fruti i cili ju mbron nga kanceri i gjirit

19 Prill 2017

Nëse hani vetëm 15 dredhëza mund të shpëtoni nga kanceri i gjirit, transmeton Klan Kosova.

Studimer amerikane kanë treguar se dredhëzat kanë disa përbërës me veti të fuqishme antioksiduese të cilët mund të ndalojnë zhvillimin e qelizave të kacerit në kulturat qelizore ‘in vitro’, duke vepruar mbi gjenet përgjegjëse për zhvillimin e kancerit.

Rezultate e studimeve kanë treguar se edhe përfshirja e dredhëzave të thata në ushqimin e kafshëve eksperimentale ka rezultuar me reduktimin e zhvillimit të tumoreve malinje.