18.12.2017

Cilat janë arsyet që nuk keni fat në dashuri

26 Nëntor 2017

Ju besoni se problemi është gjithmonë me ta.
Në fakt, ekziston një mënyrë për të kuptuar se ku qëndron problemi.
Kjo kërkon që të bëni një ndryshim drastik në mënyrën si veproni. A jeni të gatshme të shikoni “fatin tuaj të keq” në një mënyrë tjetër?

1. Ju e doni djalin e keq

Nëse ai është në filma ose në jetën reale, ju gjithmonë e doni djalin e keq.
Fatkeqësisht, ai ka disa zakone të këqija.
Ai është i pasigurt, i paparashikueshëm, shpesh ka probleme me abuzimin e substancave dhe shumë probleme të menaxhimit të zemërimit.
Djali i keq, megjithëse është emocionues nga jashtë, kurrë nuk dëshiron të ketë diçka serioze me dikë.

2. Ju jeni tërhequr nga meshkuj emocionalisht të padisponueshëm

Meshkujt që frekuentoheni gjithmonë janë një version i djalit të keq : ose janë të martuar, ose jo “të gatshëm” për të marrë lidhjen me ju me përgjegjshmëri.

3. Nuk ju tërheqin ata meshkuj që ju shprehin dashurinë

Mesa duket, ju vetë i largoni meshkujt e mirë që ju vijnë si një mundësi për të krijuar diçka që ja vlen.

Gabimi më i madh që bëni është se refuzoni rastet e mira që ju trokasin, por fatkeqësisht ju nuk i kushtoni rëndësinë e duhur.

4. Cikli përsëritet pa pushim edhe pse dëshironi të jesh ndryshe herën tjetër

Kjo gjë përsëritet, edhe pse ju duket sikur keni vënë mend nga eksperiencat e këqija.

Ndoshta është koha për të pyetur veten, se çfarë duhet të bëni që të largoheni nga këto marrëdhënie të dështuara? Kushtojini rëndësi këshillave të mësipërme! Shpresojmë të keni rezultatet më të mira dhe mos harroni, rëndësi ka : lumturia juaj.