24.09.2017

A duhet të konsumojmë diçka para se të vrapojmë?

16 Gusht 2017

Në mëngjes vraponi me stomak të zbrazët, sepse ju duket e logjikshme që kështu do ta detyroni trupin t’i djeg ushqimet e grumbulluara dhe më shpejt ta humbë peshën e tepërt.

Eksperti i fitnesit, Brad Schoenfeld, autor i librit “Women’s Home Workout Bible” për vite e ka hulumtuar teorinë e mësipërme, duke shpresuar që t’i konfirmojë faktet.

Në vend të kësaj, ai konstatoi se edhe pse djegim më shumë kalori nëse ushtrojmë në stomak të zbrazët, në fund kjo nuk ka rëndësi.“Në qoftë se djegim më shumë ind dhjamor gjatë ushtrimit, organet tona përshtaten ashtu që të djegin më pak ind dhjamor pas ushtrimit  dhe anasjelltas. Kështu që i bie njëjtë”, thotë Schoenfeld për “Strength and Conditioning”.

Nutrologia sportive Cassie Dimmick, beson se vendimi për konsumimin apo moskonsumimin e ushqimit para ushtrimit është një vendim të cilin të gjithë duhet ta marrin duke e marrë parasysh trupin e tyre.Megjithatë, shton që: “Shumica e ekspertëve rekomandojnë që para ushtrimit të hani diçka, sepse do të keni mjaft karburant për të ushtruar më gjatë dhe më shumë, për të djegur kalori”.

Ajo këshillon që të hani diçka të shëndetshme si ndonjë frutë apo një fetë buke të zezë me vaj ulliri ose mjaltë.