18.12.2017

9 cepat më të papastër në shtëpinë tuaj

19 Qershor 2017

Sipas “Society for erenal microbiology”, disa bakterie mund te shumohen çdo 20 minuta nëse gjejnë kushtet e përshtatshme, dhe sipas disa studimeve, vendet më të papastra në shtëpi janë ato ku bakteriet mund ta bëjnë këtë pa problem.

Cilat janë këto 9 pjesë të shtëpisë të cilat konsiderohen më të papastra?

• Sipas ekspertëve rreth 75% e sfungjerëve të enëve përmbajnë bakterie si salmonella, eschericia coli etj. Gjithashtu bakterie mund të përmbajnë edhe: dërrasat e prerjes, ekspresi i kafesë, frigoriferi (kryesisht pjesa e ushqimeve të pagatuara dhe perimeve apo frutave të palara), lavamani.

• Dorezat e dyerve dhe çelësat e dritave. Sipas ekspertëve bakteriet shumohen në këto vende edhe me tepër se në banjo. Këtu përfshihen: doreza e frigoriferit, e mikrovalës, sobës, celësat e dritave në banjo etj.

• Mbajtësja e tualeteve (çanta). Ajo bëhet një vend i përshtatshëm që bakteriet të shumohen më tepër nëse ju e merrni me vete kudo që shkoni. Bakteriet mund të shkaktojnë infeksione në lëkurë apo sy. Sipas mjekëve produktet e tualetit duhet të zëvendësohen çdo 6 muaj.

• Këtu besoj se nuk jeni të surprizuar dhe vendet më të paparstra janë: vaska e banjos, pileta e ujit, çesmat, zona e pllakave pranë tualetit, peshqirët e dushit dhe furcat e dhëmbvëve.

• Koshi me rrobat e lara. Nëse do t’i lini për më shumë se 30 minuta jashtë lavatriçes pa hapur në tel duhet t’i lani sërish pasi bateriet kanë filluar të shumohen.

• Zyra dhe dhoma e pritjes. Kompjuterat, tastierat, telefonat, tableti, të gjitha mund të bëhen vend i përshtatshëm për t’u rritur bakteriet. Edhe tapeti është një vend ideal.

• Kafshët shtëpiake. Edhe ato mund të sjellin mikrobe në shtëpi, sidomos nëse lejohen të dalin jashtë shtëpisë. Vendi ku ato qëndrojnë është më i papastër prandaj duhet t’i pastroni me ujë të ngrohtë dhe sapun çdo ditë. Para se kafsha të hyjë në shtëpi duhet t’i pastroni putrat, ndërsa lodrat 1 herë në muaj./lajmi/