23.10.2018

Zyrtarët e Kosovës në konsultë para fillimit të samitit në Sofje

17 Maj 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, janë takuar për konsultime para fillimit të samitit të Bashkimit Evropian (BE) dhe Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Sofje.

Në tekstin që e shoqëron fotografinë, presidenti i vendit këtë samit e konsideron “historik dhe me rëndësi të madhe për Republikën e Kosovës dhe tërë rajonin”.

Në tekst shkruan:

\"Në konsultimet e fundit para nisjes së Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë. Ky samit i përbashkët është historik dhe me rëndësi të madhe për Republikën e Kosovës dhe tërë rajonin tonë\", ka shkruar Thaçi në profilin e tij në “Facebook”.