21.11.2018

Zoran Vukotiqi lirohet nga akuza për vrasjen e 4 civilëve shqiptarë më 1999

16 Maj 2018

Zoran Vukotiq, i akuzuar për vrasjen e 4 civilëve shqiptarë më 5 maj të vitit 1999, është liruar nga akuza në mungesë të provave.

Kjo edhe pse Darius Sieliczki, kryetar i trupit gjykues, ka thënë se Vukotiqi “qëllimisht i rrahu dhe më pas i vrau Enver Rrustollin, Hamdi Fazliun, Avdulla Fazliun dhe Fahredin Fazliun në shtëpinë e familjes Fazliu, pasi edhe kishte rrahur e plaçkitur civilë të tjerë shqiptar”, raporton KTV.

Palët e dëmtuara udhëzohen për padi civile për kompensim dëmi.

Sieliczki, pas vendimit të trupit gjykues, tha se “nuk kishte dyshim për faktet, gjërat që kanë ndodhur në maj të vitit 1999, por ka pasur dyshime të mëdha lidhur me pjesëmarrjen e Zoran Vukotiqit në këto veprime si person përgjegjës për të gjitha ato të këqija që u kishin ndodhur familjeve”.

Përveç këtij rasti ku u lirua, ndaj Vukotiqit mbesin edhe dy aktakuza për krime lufte, raste që janë duke u gjykuar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.