28.05.2017

VV fut në listë për deputetë edhe katër aktivistët që mbahen qe nëntë muaj në arrest

19 Maj 2017

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur t’i fus në listën zgjedhore për deputetë të Kuvendit të Kosovës edhe katër aktivistë të saj, të cilët prej 9 muajsh po mbahen nën arrest, nën dyshime për aktivitete terroriste.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Frashër Krasniqi, njëri prej katër të dyshuarve, të cilët po mbahen nën paraburgim për shkak të dyshimeve se kanë kryer sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, raporton KosovaOnine.info.

Pjesë e këtij grupi të aktivistëve, ishte edhe i ndjeri Astrit Dehari, i cili u gjet i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në rrethana të pasqaruara plotësisht.

Ja postimi i plotë i Frashër Krasniqit:

Të dashur miq,

Sapo u njoftova që Lëvizja ka vendosur që unë, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Atdhe Arifi të garojmë për deputetë të saj.

I falenderoj të gjithë aktivistët e VETËVENDOSJE!-s për solidaritetin e jashtëzakonshëm që kanë treguar këta 9 muaj prej kur jemi nën arrest.

Më 11 qershor, ndryshimi do të ndodh. Ky ndryshim, do t’i hapë rrugët që drejtësia për Astritin të vihet në vend!
/KosovaOnline.info/