18.12.2017

Votimi për projektbuxhetin caktohet për të dielën

7 Dhjetor 2017

Kuvendi i Kosovës po shqyrton programin e Qeverisë 2017-2021. Por paraprakisht, u zhvillua një debat për votimin për projektbuxhetin për vitin 2018. Ndonëse kishte kuorum të mjaftueshëm dhe përkundërkundërshtimeve të opozitës, u vendos që për votimin e projektbuxhetit të mbahet një seancë të dielën.

Pas dy ditëve debat, Kuvendi nuk ka arritur ende ta votojë projektbuxhetin për vitin 2018. Mazhoranca kërkoi të mbahet një seancë të dielën për votimin në parim të projektbuxhetit. Por, opozita këmbënguli që të ketë votim meqenëse pati kuorum. Glauk Konjufca i Vetëvendosjes madje e pa edhe më të pamundur kalimin e projektbuxhetit të dielën.

Ndërsa Avdullah Hoti i LDK-së tha se nuk është praktikë e mirë të pyeten grupet parlamentare se a do të votojnë apo si do të votojnë.

Ndërsa, Elmi Reçica tha se PDK-ja është e gatshme tkërkoi që projektbuxheti të votohet nga të gjithë.

Përfaqësuesit e opozitës thanë se nuk mund të kërkojë mazhoranca vota nga opozita për ta kaluar projektbuxhetin, por duhet t’i mbledhin votat e tyre dhe të procedojnë tutje. Ata kërkuan që kjo të ndodhë në këtë seancë, por kryeparlamentari Kadri Veseli mori vendim.

Megjithë kundërshtimin e opozitës, kryeparlametari hapi punimet e seancës së re për shqyrtimin e programit qeverisës 2017-2021. Programin prej 140 faqesh, e prezantoi kryeministri Ramush Haradinaj.

Opozita vlerësoi se kjo është qeveria e vetme në botë që para se ta sjellë programin qeverisës në Kuvend, e sjell projektbuxhetin. Përfaqësuesit e Vetëvendosjes ndërkaq kërkuan lirimin e menjëhershëm të deputetëve që mbahen në paraburgim lidhur me rastin e hedhjes së gazit lotësjellës në Kuvend.