20.09.2019

Veseli: Kauza ime lufta kundër korrupsionit dhe aleanca me SHBA-të

22 Gusht 2019

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli që deri tash kryetar i Kuvendit të Kosovës tha se ai do të jetë kandidat për kryeministër. Dhe tha se shteti i Kosovës nuk do të dështojë por vetëm do të ketë perspektivë dhe aleancë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai në disa raste përmendi kauzën e tij kundër korrupsionit.

“Unë jam Kadri Veseli, do të jem kandidat për Kryeministër të Republikës së Kosovës. Veç diçka në jetë di, me e mbajtë fjalën dhe e mbaj gjithmonë. Kur kam thënë se do të ketë zgjedhje, do të ketë zgjedhje, kur kam thënë se do të largohen të gjithë uzurpatorët nga pronat e uzurpuara, se ligji është më i fortë se secili i fortë që mendon në Kosovë, janë larguar. Kështu do të jetë edhe lufta kundër korrupsionit. Këto zgjedhje janë për t’i dhënë një legjitimitet me të fuqishëm qytetarëve, të rinjve, grave në luftën kundër korrupsionit dhe perspektivën e modernizimit të shtetit, një shtet i drejtë, një shtet ligjor, një shtet perëndimor, me SHBA-të, ky është drejtimi jonë. Të gjitha drejtimet mund të fliten, mund të na kthejnë mbrapa por njerëzit e Kosovës nuk mujnë me deshtu dhe Kosova nuk do të dështojë, kemi me ecë përpara”, ka deklaruar Veseli para mediave, pas perfudnimit të seancës.