18.12.2017

Veseli i bindur: Kosova nuk humb territor, përndryshe i pari do të isha kundër marrëveshjes

7 Dhjetor 2017

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është shprehur i bindur se Kosova nuk ka humbur territor ndaj Malit të Zi.

Ai thotë se po të mos ishte kështu, I pari do të ishte kundër marrëveshjes së demarkacionit.

‘’Ne nuk humbim tokë, përndryshe do të isha i pari kundër kësaj marrëveshjeje’’.

Ai thotë se kjo gjë qëndron, duke shtuar se ‘për mua emocioni më shumë lidhet me Ulqinin e Shkupit se sa me ato kodra atje. Se janë vra heronj tanë’’, ka thënë Veseli në Rubikon, transmeton Periskopi.

Kujtojmë që Veeli ka thënë se vota e PDK-së do të shkojë pro votimit të kësaj marrëveshjeje./Periskopi/