23.10.2018

Vdes ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

17 Maj 2018

Sot ka vdekur deputeti i legjislaturës së kaluar i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, shkruan Periskopi.

Me këtë rast, Veseli ka kërkuar nga deputetët që mbajnë një minut heshtje me rastin e vdekjes së tij.

Deri tani nuk dihen shkaktarët e vdekjes së deputetit Paçaku. /Periskopi/