21.09.2017

Trump kërcënon seriozisht Korenë e Veriut nëse sulmon Guamin

12 Gusht 2017

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Korenë e Veriut se e presin “probleme shumë, shumë të mëdha” nëse ndodh gjë në territorin amerikan të Guamit.


Duke folur në një resort golfi, ai tha se territori do të jetë shumë i sigurt. Trump tha se SHBA mund të vendosë sanksioine të tjera “sa  më të forta” për Korenë e Veriut.

Trump foli dhe me homologun kinez  Xi Jinping, i cili i mëshoi idesë së një zgjidhje paqësore.

Shtëpia e Bardhë tha se të dyja palët ranë dakord që Korea e Veriut duhet të ndalojë “Sjelljen e saj të shtuar provokative”.

“Askush nuk e do zgjidhjen paqësore më shumë se Presidenti Trump, këtë e them unë”, tha Trump.