13.11.2018

Thaçit s'i intereson qëndrimi i Parlamentit, më 7 shtator takon Vuçiqin në Bruksel

25 Gusht 2018

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, ka bërë të ditur se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi “në kontekst të normalizimit të marrëdhënieve” do të mbahet më 7 shtator.

“Përfaqësuesja e Lartë do të vazhdojë diskutimet me dy presidentët rreth marrëveshjes së gjithmbarshme të normalizimit në drejtim të arritjes së progresit konkret, marrë parasysh prioritetin e dialogut të lehtësuar nga BE ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe perspektivën europiane të rajonit”, thuhet në deklaratën e Zyrës së Mogherinit.