23.10.2018

Thaçi takon Merkelin: Vizioni i saj, garancë për perspektiven evropiane të Kosovës

17 Maj 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Sofje ku po merr pjesë në Samitin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Thaçi në këtë samit ka pasur një takim edhe me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen e shtetit gjerman në përshpejtimin e reformave dhe implementimin e obligimeve ndërkombëtare.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi shkruan se bashkëpunimi dhe dialogu janë rruga e vetme për tejkalimin e sfidave në Ballkanin Perëndimor.

Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Vizioni i kancelares Angela Merkel, i shpalosur sot në Samitin e Sofjes, është garancë e perspektivës së qartë të anëtarësimit të Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Kancelaren Merkel e falënderova për mbështetjen e shtetit gjerman dhe i rikonfirmova angazhimin për përshpejtimin e reformave dhe implementimin e obligimeve ndërkombëtare, por edhe përkushtimin tonë për fqinjësinë e mirë, paqen dhe stabilitetin rajonal e më gjerë. Bashkëpunimi dhe dialogu janë rruga e vetme për tejkalimin e sfidave në Ballkanin Perëndimor./Lajmi.net/