21.10.2018

Thaçi përkujton dëshmorët: Vepra e tyre, pjesë e lavdishme e historisë

10 Gusht 2018

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përkujtuar dëshmorët e kombit Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula në 20 vjetorin e rënies.

Në një postim në Facebook Thaçi i ka quajtur ata shqiptarë të mëdhenj që i dhanë drejtim historisë së Kosovës, duke thënë se sakrifica dhe veprat e tyre, do të jetojnë përgjithmonë si pjesë e lavdishme e historisë sonë.

Postimi i  plotë i presidentit Thaçi:

Sot i nderojmë dëshmorët e betejës së lavdishme të Junikut: Bekim Berishën, Bedri Shalën, Elton Zherkën dhe Përmet Vulën. Në po këtë betejë, katër ditë më herët kishte rënë heroikisht edhe Bashkim Leku, bashkëluftëtar i pandashëm i tyre. Me atdhedashurinë dhe guximin e tyre, si eprorë dhe luftëtarë të shquar, ata motivuan shumë të rinj dhe të reja që t’i bashkohen radhëve të UÇK-së. Kontributi, sakrifica dhe veprat e tyre, do të jetojnë përgjithmonë si pjesë e lavdishme e historisë sonë.