23.10.2018

Thaçi e Vuçiq ndërrojnë disa fjalë para Samitit të Sofjes

17 Maj 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është parë bashkë me Presidentin i Komisionit Evropian, Donald Tusk, me Komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn, dhe Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Para fillimit të Samitit të Sofjes ku janë mbledhur liderë të 28 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, Thaçi e Vuçiq shihen të kenë pasur një bisedë të përbashkët me presidentin e BE-së, Donald Tusk, dhe komisionerit për Zgjerim, Jahannes Hahn.

Gjatë ditës, Presidenti Thaçi, i cili udhëheq me delegacionin kosovar ka takuar presidentin Tusk, komisionerin Hahn, derisa dje ka zhvilluar një takim të përbashkët me presidentin serb dhe përfaqësuesen e politikës së Jashtme Mogherini.
\"\"