24.04.2019

Tabela e parë me emrin 'Republika e Maqedonisë së Veriut' sot në kufi me Greqinë

11 Shkurt 2019

Tabela e parë me emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut” ka gjasa të vendoset sot në kalimin kufitar me Greqinë, “Evzoni” ose “Bogorodica”.

Në rrjetin social Twitter është publikuar një foto nga kufiri me Greqinë me emrin e ri të vendit, i cili këtë javë do të fillojë të përdoret edhe në nivel ndërkombëtar.

Fotoja u botua nga gazeta greke Panos.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm Qeveria hoqi edhe mbishkrimi “Qeveria e Republikës së Maqedonisë”, i njëjti pritet të zëvendësohet me “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.