23.10.2017

Sulmohet fizikisht gazetari Vehbi Kajtazi

13 Tetor 2017

Para pak minutash është sulmuar fizikisht kryeredaktori i Gazetës Insajderi Vehbi Kajtazi.

Sulmi ka ndodhur në një nga lokalet në qendër të Prishtinës. Një person i panjohur e ka sulmuar Kajtazin, derisa ishte duke u larguar nga lokali.

Policia e Kosovës është njoftuar me rastin./Insajderi.com/