22.05.2019

Sulmi terrorist në Zelandë të Re, Policia e Kosovës rrit vigjilencën

15 Mars 2019

Sulmi terrorist i ndodhur në dy xhamia në Zelandë të Re, ku mbeten të vdekur 49 persona, ka bërë që Policia e Kosovës të mendojë për rritjen e vigjilencës.

Drejtues të policisë kanë thënë për Indeksonline se menaxhmeti i policisë është duke punuar në një plan nëse është e nevojshme shtimi i masave të sigurisë.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë shkurt për Indeksonline se aktualisht nuk ka asnjë indikacion për ndonjë sulm të mundshëm, mirëpo këto veprime merren për të parandaluar ndonjë kërcënim eventual.

Vigjilenca e policëve do të jetë kryesisht në vendet e banuara nga minoritetet dhe afër objekteve fetare dhe nuk dihet se për sa kohë do të jetë në fuqi./Indeksonline/