20.09.2017

Solidariteti mes femrave – Ja çka i shkruan ambasadorja ambasadores

18 Maj 2017

Pas sulmit me vezë që mori në Denver nga një aktiviste e Vetëvendosjes, ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku kanë marrë shumë mesazhe, përmes të cilave shumë qytetarë e figura publike i kanë dhënë mbështetje ambasadores dhe kanë shprehur solidaritetin me të, raporton KsovaOnline.info.

Edhe ambasadorja e Kosovës në Mbretërinë e Holandës, Vjosa Dobruna ka pasur një mesazh për ambasadoren Vlora Çitaku.

“Vlora,

Shume po me vjen keq per sjellje te tille i një gruaje ndaj një gruaje tjeter; e sidomos ndaj teje. Të lumtë për qëndrim dinjitoz; mburrem me ty!”, ka shkruar Dobruna.

Vlora Çitaku u sulmua me vezë nga një aktiviste e Vetëvendosjes, gjatë një debati në një universitet në Denver të SHBA-së, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori Christopher Hill. Pasi e pyeti për vdekjen e Astrit Dehari, vajza e re me emrin Blerta, e quajti kriminele ambasadoren ndërsa i hodhi asaj dy vezë të ziera. Sigurimi e nxori jashtë vajzën që sulmoi./KosovaOnline.info/