25.06.2017

S’ndalen reagimet në Serbi për ‘Shqipërinë e Madhe’, përmendet lufta e tretë Ballkanike

21 Prill 2017

Ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale në Serbi, Aleksandër Vulin ka thënë se deklarata e Jonuz Musliut bën thirrje për luftën tretë ballkanike.

Vulin ka thënë se kryetari i Bujanocit lere që ka bërë thirrje për luftë, por edhe për shkëputjen e pjesës së territorit të Serbisë.

“Deklarata e tij është sulm i qartë në rendin kushtetues dhe integritetit territorial të Republikës së Serbisë. Me këtë duhet të merren organet kompetente shtetërore dhe ai duhet të përgjigjet”, ka thënë Vulin, transmeton lajmi.net.

Më tutje, ai ka thënë, “kjo nuk është deklaratë politike, as deklaratë personale, por thirrje për luftë, për përmbysje të rendit kushtetues dhe rrezikimin e integritet territorial të Serbisë. Kjo është vazhdimësi e saja që bëri Edi Rama, vazhdoi Hashim Thaçi, e gjithë kjo është thirrje për luftën e tretë ballkanike që të krijohet Shqipëria e Madhe”.

Ai i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe NATO-s që të reagojnë dhe të dënojnë deklaratën e Edi Ramës, pasi sipas tij, ai është duke provokuar luftën ballkanike.

Vulin ka thënë, se Serbia dëshiron paqe dhe stabilitet në rajon dhe nuk duan luftë.

“Ne nuk kemi asnjë kokë fëmiu për ta hedhur. Shqipëria e Edi Ramës duket se ka tepricë të kokave të fëmijve. Duket se ka tepricë të kokave të fëmijve që të hedh në një luftë të pakuptimtë”, ka thënë Vulin, shkruan B92.

Në tre ditët e fundit, së pari kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërkohë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e më pas edhe kreu i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve Jonuz Musliu, kanë folur për “bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës”, ndërsa Musliu ka thënë se “Shqipëria e Madhe duheë përfshir deri në Nishin”./Lajmi.net/