18.12.2017

Simiq: Pajtimi serbo –shqiptar bosht i paqes në rajon

12 Tetor 2017

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Slavko Simiq është takuar sot në Prishtinë me kryetarin e Shqipërisë Ilir Meta të cilit i ka thënë se pajtimi i serbëve dhe i shqiptarëve është çelës për ruajtjen e paqes e të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, transmeton Koha.net.

Simiq, siç thuhet në kumtesën e kabinetit të tij, ka konstatuar se serbët dhe shqiptarët duhet “të mbeten bosht i paqes në rajon\".