18.12.2018

Shqipëria kandidate zyrtare për të kryesuar OSBE-në

5 Dhjetor 2018

Shqipëria është kandidate zyrtare për kryesinë e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nga viti 2020.

Lajmi i miratimit të kandidaturës u bë i ditur nga kryesuesja aktuale e OSBE-së, Italia përmes një postimit në Twitter

Shqipëria ishte kandidatura me potencialet më të madhe për të marrë kryesimin e OSBE-së në 2020.

Edhe ambasadori i Bashkimit Evropain në Tiranë Luigi Soreca ka përshëndetur vendimin e marrë sot që i jep Shqipërisë kryesimin e radhës së OSBE-së në vitin 2020.

Në një postim në Twitter, Soreca shpreh mbështetje për këtë rol të rëndësishëm që do të marrë Shqipëria.

“Ambasada e BE në Shqupëri mirëpret vendimin për miratimin e kandidaturës së Shqipërisë për kryesimin e OSBE-së. Presim me padurim të japim mbështetjen tonë për këtë rol të rëndësishëm”, shkruan ambasadori i BE.