20.11.2018

Shpërthen Berisha: Avdullah Hoti tepër i vogël me na i tregu përgjegjësitë, LDK është e zeza e vendit

9 Nëntor 2018

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti sot ka komentuar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohet në Bruksel. Hoti postimi e tij e ka fokusuar tek roli i AAK’së dhe Nismës që duhet të kenë në raport me dialogun e udhëhequr nga Presidenti Hashim Thaçi. Ai thotë se këto dy parti në pozitë duhet të përkrahin rezolutën e opozitës kundër Presidentit, përndryshe do të bartin përgjegjësi para qytetarëve.

Por ashpër kësaj thirrje i është përgjigjur deputeti i Nismës SocialDemokrate, Zafir Berisha. Ai në një prononcim për Periskopin ka thënë se rezoluta e tyre duhet të jetë më e preciziuar dhe se do ta përkrahnin vetëm me kushtin që Avdullah Hoti ta pranojë Fatmir Limajn si kryenegociator.

‘’Rezoluta e LDK’së është shumë e butë. Jo që e përkrahim por ne e lypim dhe kërkojmë që rezoluta të jetë më  e precizuar në raport me synimin që e ka si rezolutë. Mirëpo këtë e bëjmë kur Avdullah Hoti e përkrah Fatmir Limajn si kryenegociator në bisedimet me Serbinë’’, ka thënë Berisha për Periskopin.

Tutje ai ka thënë se Hoti është tepër  i vogël për me përcaktu përgjegjësinë politike të Nismës dhe AAK’së. Sipas Berishës, LDK është e zeza e vendit.

‘’Avdullah Hoti është shumë i vogël me përcaktu përgjegjësinë politike të Nismë sdhe AAK’së. Dmth tepër i vogël për mos me thënë se është mirë në këtë jetë politike. Sepse Avdullah Hoti dhe partia e tij e kanë bë Hashim Thacin president. E zeza e Kosovës i ka rrënjët tek LDK’ja. Nëse Hashim Thaçi është e zeza e Kosovës, dmth kjo e zezë buron nga LDK’ja. ‘’, përfundon Zafir Berisha.

Dje u realizua takimi i radhës i dy presidentëve në Bruksel, por pa ndonjë rezultat konkret. Në anën tjetër, LDK ka thënë se rezoluta  kundër Thaçit në dialog e cila para një jave nuk arriti të marrë votat për miratim, është në procedim prandaj tani kërkon edhe mbështetjen e AAK’së dhe Nismës.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Avdullah Hotit në Facebook:

Askush nuk ka mandat te dialogoje per territorin e Kosoves, nderkaq Thaci nuk ka mandat as te zhvilloje dialog me Serbine. Ai duhet te ndalet nga Kuvendi ose nga qytetaret kunder ketyre skemave per te minuar shtetesine e Kosoves.

Nje kryeminister i dobet politikisht, qe merret vetem me pune te brendshme per interesa te ngushta politike dhe me popullizem te demshem per stabilitetin ekonomik dhe social te vendit, e ka sjelle Kosoven ne poziten me te keqe ne marredheniet me jashte ne dhjete vite si shtet i pavarur.

Skena politike duhet te jete e unifikuar ne veprime, e jo vetem ne deklarime, per ta ndalur Thacin te hyje ne pazare per Kosoven. Opozita sot eshte e unifkiuar ne veprime. AAK dhe Nisma duhet te tregojne vendosmeri per ta ndalur Thacin permes Kuvendit duke e mbeshtetur rezoluten e opozites. Ndryshe qytetaret do ta ndalin ate permes shprehjes se refuzimit masiv, por atehere AAK dhe Nisma do te bartin pergjegjesine para qytetareve njesoj sikurse PDK./Periskopi/