16.12.2018

Shkon në gjashtë numri i zëvendësministrave në MASHT

11 Tetor 2018

Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) i është shtuar edhe një zëvendësministër.

Gazeta Koha Ditore merr vesh se ditë më parë kryeministri, Ramush Haradinaj e ka emëruar si zëvendësministër të arsimit, Muhamet Kelmendin. Ky është zëvendësministri i gjashtë në MASHT.

Emërimin e Kelmendit kryeministri e ka bërë me 1 tetor të këtij viti.

Muhamet Kelmendi i përket partisë së kryeministrit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).