12.12.2019

SHBA: Drejtësia për vëllezërit Bytyqi mbetet prioritet në marrëdhëniet bilaterale me Serbinë

9 Korrik 2019

Ambasada Amerikane në Beograd e publikoi në faqen e tyre përkujtimin për tre vëllezërit dhe ju kujtoi qeverisë serbe edhe një herë se tash e 20 vite nuk është dënuar askush për krimin e vrasjes së tyre.

Para 20 viteve, Ilir, Agron e Mehmet Bytyqi, ishin marrë nga stacioni i policisë dhe vendosur nën mbikëqyrjen e njësiteve të forcave speciale serbe. Pas dy vitesh, trupat e tre shtetasve amerikan u gjetën në fshatin Petrovo, në lindje të Serbisë, në një bazë ushtarake ku komandonte Goran Radosavljevic thuhej në njoftimin e ambasadës së SHBA’ve në Beograd.

Duart e viktimave ishin të lidhura dhe të tre ishin qëlluar në kokë. Edhe pse kanë kaluar 20 vite, vrasja e tyre nuk është hetuar në mënyrë të përshtatshme e të plotë. Vdekja e tyre është diçka që nuk mundemi dhe nuk duam që ta harrojmë, theksohet në njoftim.

Aty u shkrua edhe se arritja e drejtësisë për vëllezërit Bytyqi mbetet prioritet në marrëdhëniet bilaterale me Serbinë.