24.10.2017

Rusia: Deklaratat për ‘Shqipërinë e Madhe’ destabilizojnë rajonin

21 Prill 2017

Deklaratat e kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për krijimin e Shqipërisë së Madhe kanë shkaktuar reagime të shumta.

Së fundi për këtë çështje ka folur edhe Ministria e Jashtme e Rusise, e cila me një komunikatë ka deklaruar se pretendimet e tilla nga dy liderë të shteteve shqiptare, mund ta destabilizojnë rajonin, transmeton lajmi.net.

“Me akuza të fshehta dhe të pabaza kundër Rusisë, po mundohen për ta destabilizuar Evropën Juglindore, këtë herë me projektin e Shqipërisë së Madhe. Kjo duke u bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë e cila i jep të drejtën shteti shqiptar për të mbrojtur shqiptarët edhe jashtë Kosovës”, thuhet në komunikatën e MPJ-së nga Rusia, shkruan TASS.

Sipas tyre, deklarimet e tilla e nxisin potencialin për konflikt dhe rishikim të kufijve në Ballkan.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie dhe anëtarë tjerë të shteteve të Quintit.