21.02.2018

Reshitaj paralajmëron ndërprerjen e dhënies së thëngjillit për punëtorët e KEK-ut

14 Shkurt 2018

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Albena Reshitaj, ka thënë se do ta ndalin përdorimin e thëngjillin për ngrohje.

Ajo ka paralajmëruar ndaljen e dhënies së thëngjillit falas për punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

“Pres nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, që të ndalë dhënien falas të thëngjillit për punëtorët e KEK-ut. Jemi duke punuar në këtë drejtim dhe vetëm me veprime dhe vendime mund ta ulim ndotjen e ambientit”, tha Reshitaj në emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini.