22.11.2017

Rehatohet edhe Isa Xhemajlaj, emërohet zëvendësministri numër 61!

14 Nëntor 2017

Isa Xhemajlaj, kryetar i Degës së Nisma për Kosovën në Drenas, nga sot ka marrë përgjegjësi në Qeverinë e Kosovës.

Portali “DrenicaOnline” ka siguruar vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj i cili e emëron Xhemajlajn zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Isa Xhemajlaj ka qenë kandidat për kryetar të Drenasit i partisë “Nisma për Kosovën”.

Ai më herët ka punuar në arsim 10 vjet, pastaj në TMK dhe së fundi është zyrtar në FSK.

Xhemajlaj është zv/ministri numër 61./Lajmi.net/