23.08.2017

Qeveria në largim ua vazhdon mandatin 4 sekretarëve të ministrive

17 Korrik 2017

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar listën e masave për Pakon Fiskale numër 2.

Me këtë rast, ministra të ndryshëm në detyrë kanë dhënë propozimet e tyre se çka do të bëhet me këtë Pako Fiskale dhe realizimin e saj në terren.

Qeveria në largim në mbledhjen e sotme ua ka vazhduar mandatin sekretarëve të Përgjithshëm të katër Ministrive.

Mandati i është vazhduar Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Naim Baftiu, atij të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Fitim Sadiku, Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kapllan Halimi si dhe atij të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Veton Firzi.

Mandati i Sekretarëve të Përgjithshëm është trevjeçar.