19.06.2018

Publikohen emrat e avokatëve për Gjykatën Specialen, gati aktakuzat e para?

14 Mars 2018

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë publikuar Listat e Mbrojtësve për përfaqësimin e të dyshuarve, të akuzuarve dhe viktimave, ose të cilitdo personi tjetër që gëzon të drejtën e përfaqësimit juridik, në përputhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Direktivën për Mbrojtësit.

Listat përmbajnë emrat e 40 juristëve që janë pranuar në Listat e Mbrojtësve dhe tashmë mund të përfaqësojnë të dyshuar, të akuzuar, një grup viktimash ose këdo tjetër që gëzon të drejtën e përfaqësimit juridik në procedurat para Dhomave të Specializuara.

“Unë i përgëzoj të gjithë avokatët që tashmë janë pranuar në Listat e Mbrojtësve. Kushtet e rrepta për pranim në Listat e Mbrojtësve sigurojnë përfaqësim të efektshëm dhe profesional ligjor përpara Dhomave të Specializuara të Kosovës për të akuzuarit dhe viktimat, duke dhënë kështu një kontribut të mëtejmë për integritetin e administrimit të drejtësisë nga ana e Dhomave të Specializuara”, ka thënë Ekaterina Trendafilova, kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Image