23.10.2017

Prokuroria kërkon dënimin e Enver Hasanit

13 Tetor 2017

Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari kërkon nga trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Prishtinës të shpall fajtor dhe të dënoj ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës, Enver Hasani, si dhe dy të akuzuarit tjerë të këtij rasti, Albert Rakipi dhe Haki Veliu.

Gjatë fjalës së saj përfundimtare në seancën që po zhvillohet sot, prokurorja Hajdari tha se në bazë të provave që ka mbledhur, Prokuroria ka arritur të dëshmoj se tre të akuzuarit me dashje kanë ndryshuar kontratën me qëllim të përfitimit, duke shkruar në vend të njësisë matëse njësinë e karaktereve.

"Nga veprimet e të akuzuarve janë përmbushur të gjitha veprimet e kryerjes së veprës mashtrim në detyrë, dhe me këtë rast Prokuroria i kërkon gjykatës që të akuzuarit ti shpall fajtor dhe ti dënoj, si dhe t’i kërkoj kompanisë ISN që të kompensoj dëmin që i ka bërë UP-së’, tha prokurorja Hajdari, raporton arbresh.info.Prokurorja Hajdari bëri ndryshimin e aktakuzës ndaj të akuzuarve, Enver Hasani, Albert Rakipi dhe Haki Veliu.

Sipas saj, bazuar nga provat dhe dëshmitë e dëshmitarëve të mbledhura nga prokuroria, del se tre të akuzuarit kanë falsifikuara kontratën.“Enver Hasani ka qëndruar prapa lidhjes fillestare të kontratës me ISN si dhe ka qëndruar prapa ndryshimit të kësaj kontrate”, tha prokurorja.Hasani dhe dy të tjerët akuzohen se si persona zyrtarë kanë falsifikuar kontratën origjinale “Përkthimi i Librave nga Gjuha Angleze në Gjuhën Shqipe për Nevojat e Universitetit të Prishtinës” të datës 5 dhjetor 2008.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, Hasani në cilësinë e rektorit të UP-së, Hakif Veliu si shef i Zyrës së Prokurimit në UP dhe Albert Rakipi si drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare (ISN), si persona zyrtarë dyshohet se kanë falsifikuar kontratën origjinale “Përkthimi i Librave nga Gjuha Angleze në Gjuhën Shqipe për Nevojat e Universitetit të Prishtinës” të datës 5 dhjetor 2008, shkruan arbresh.info.

Në kontratë vlera e saj ishte përcaktuar 500 mijë euro, ndërsa çmimi i pagesës për njësi -1000 fjalë 12.65 euro.Të pandehurit akuzohen se sipas marrëveshjes paraprake, kanë lidhur një kontratë të re në të cilën kanë shfrytëzuar numrin e njëjtë të protokollit dhe datën e njëjtë të kontratës origjinale duke ndryshuar nenin 17 të kontratës, ashtu që në vend të çmimit për njësi-1000 fjalë 12.65 euro, kanë shënuar çmimin për njësi -1000 karaktere 12.65 euro.Sipas aktakuzës  ky ndryshim i  çmimit ka mundësuar përfitim më të madh  në favor të  Institutit për Studime Ndërkombëtare.