25.04.2019

Projektligji: Qeveria para tkurrjes

14 Prill 2019

Krahasimi mes Qeverisë enorme të Kosovës prej 22 ministrave dhe asaj modeste të Zvicrës që nuk e kalon as 10, së shpejti mund të jetë i pavlefshëm.

Tashmë është gati projektligji i cili rregullon riorganizimin-funksional të Ekzekutivit.

Njëri nga opsionet është që pas miratimit të  këtij dokumenti Kosova të ketë 13 Ministri me nga dy zëvendësministra.

Me këtë dhe secilin version tjetër dikasteret qeveritare do të zvogëlohen në numër, duke u shndërruar në departamente në Ministrisë që mbesin.

Kordinatori Nacional  për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, thotë se në këtë Projektligj deri në dorën finale do inkorporohen dhe propozimet e palëve tjera të kyçura në proces.

“Do te lidh kryeministrin me funksionimin e të gjitha ministrive kryesisht në aspektet që lidhen në politikë bërje, në koordinim horizontal të politikave zhvillimore dhe në raport me institucionet e tjera, si parlamenti dhe presidenca”, ka thënë ai për Klankosova.

Plani është që projektligji për qeverinë të miratohet në muajin maj.

Kësisoj, pas reduktimit të ministrave i bie që uljen më të madhe ta ketë numri i zëvendësministrave, për çka kabineti i Haradinajt mban rekord.