19.11.2017

Prishtina mbulohet nga mbeturinat, Komuna merret me fushatë (Foto)

19 Maj 2017

Komuna Prishtinës duket se është shumë  e zënë me aktivitete zgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit, derisa qytetin e kanë mbuluar mbeturinat. E në këtë situatë dikush ka zgjedhur një mënyrë të thjeshtë t’i pakësojë ato në kontejnerë.

Meqenëse kontejnerët prapa Ministrisë së Kulturës dhe Fakultetit të Arteve që ndodhen vetëm disa metra nga qendra e Prishtinës ka ditë që janë stërmbushur dhe mbeturinat janë hedhur edhe rreth tyre, dikush është kujtuar që t’i ndez ato që ta lirojë vendin, pasi autoritetet nuk i kanë zbrazur ato.

Ky veprim aspak mjedisor dhe njëherit që dëmton edhe kontejnerët, duhet të jetë alarm për Komunën që ndryshojë mënyrën e menaxhimit të mbeturinave në kryeqytet.

Derisa zyrtarët komunal dhe kompania ‘Pastrimi’ nuk marrin masat të kryejnë obligimet e tyre, këto pamje të shëmtuara si në qytetet e lindjes së largët do ta shoqërojnë gjatë kryeqytetin./KosovaOnline/