21.05.2018

Presidenti slloven e befason Albin Kurtin, e thërret në takim

13 Shkurt 2018

Presidenti slloven, Borut Pahor, e ka befasuar liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti në takimin që e kanë zhvilluar sot. Së bashku, ata kanë diskutuar për situatën politike dhe ekonomike në Kosovë.

Siç njofton VV, theks i veçantë iu dha edhe gjendjes e raporteve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe bashkëpunimit të ndërsjellë politik e ekonomik dhe integrimit të rajonit.

Postimi i plotë në Facebook:

Delegacioni i Lëvizjes VETËVENDOSJE! takohet me presidentin slloven

Delegacioni i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i përbërë nga Kryetari, Albin Kurti, Nënkryetarja, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, Kryetari i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca dhe Deputetja, Arbërie Nagavci, u takuan sot me Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, i cili ishte i shoqëruar nga Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Iztok Mirošič, Ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj, Shefja e Kabinetit të Presidentit, Alja Brglez, si dhe këshilltarët, Ernest Petrič dhe Špela Vovk.

Në këtë takim miqësor u bisedua për situatën politike dhe ekonomike në Kosovë, të arriturat e shtetit të ri të Kosovës në vigjile të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, si dhe fushat në të cilat Kosova ka nevojë të koncentrojë përpjekjet për zhvillim.

Theks i veçantë ju dha edhe gjendjes e raporteve në rajonin e Ballkanit perëndimor, si dhe bashkëpunimit të ndërsjellë politik e ekonomik dhe integrimit të rajonit në struktura euro-atlantike. Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Sllovenisë u cilësuan si shumë të mira dhe nga të dy palët u shpreh besimi se këto marrëdhënie mund e duhet të avansohen edhe më shumë.