20.11.2018

Policia nuk guxon ta largojë veturën Porsche nga rruga 2 korriku (Foto)

9 Nëntor 2018

Rruga “2 Korriku” mbetet e bllokuar gjatë gjithë pasdites, intervenimi i Policisë mbetet në gjysmë.

Një veturë e tipit BMW dhe një Porsche gjatë gjithë pasdites e kanë bllokuar rrugën “2 Korriku” në Prishtinë. Pas shumë thirrjesh e presioni nga qytetarët ndaj policisë që të zhbllokohet rruga, policia ka arritur në vendin e ngjarjes duke larguar kështu vetëm BMW, ndërsa vetura e tipit Porsche vazhdon të mbetet në rrugën 2 korriku, shkruan Insajderi.

Siç mëson Insajderi pas largimit të veturës BMW, policia është larguar nga vendi i ngjarjes, me arsyetimin se duhet të intervenojnë në një rast tjetër që ka të bëjë me dhunën në familje.

Gazeta Insajderi edhe orë më parë kishte raportuar se qytetarët kanë thënë se i kanë telefonuar policisë për rastin, por këta të fundit e kanë neglizhuar rastin.