16.10.2019

Për fushatë politike Veseli sakrifikon disa persona nga PDK-ja

15 Korrik 2019

Vendimin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veselit për t’i shkarkuar nga pozita zyrtare personat me aktakuza e kanë respektuar vetëm ish-ministri i Inovacionit Besim Beqaj, ish-zëvendësministri i Mbrojtjes Agim Çeku dhe disa anëtarë të Këshillit Drejtues të këtij subjekti. Por të njëjtin nuk e kanë përfillur edhe disa figura me ndikim në PDK, si Sami Lushtaku e Sokol Bashota, ndaj të cilëve ka aktakuza të ngritura.

Njohës të çështjeve politike dhe juridike në vend konsiderojnë se për qëllime të fushatës politike me vendimin e tij Veseli i “ka sakrifikuar” disa persona më të dëgjueshëm të partisë, përderisa të njëjtën nuk ka arritur ta bëjë me persona të tjerë më të fuqishëm në PDK.

Në lidhje me këtë çështje gazeta “Zëri” ka provuar gjatë tërë javës të marrë qëndrimet e Besim Beqajt dhe të Agim Cekut, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.