21.08.2019

Për 24 orë në Kosovë ndodhën 54 aksidente trafiku

29 Korrik 2019

Vetëm brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 54 aksidente trafiku.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në 20 nga to pati të lënduar, ndërsa 34 pa lëndime.

Për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit, policia ka shqiptuar 986 tiketa trafiku.

Ndërsa për vepra të ndryshme penale, policia njofton se janë arrestuar 24 persona, 17 nga ta janë në mbajtje deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë, ndërsa një është në vuajtje të dënimit.