28.05.2017

Pensioni invalidor dhe familjar fillojnë implementimin

20 Mars 2017

Ministri i punës dhe mirqëenies sociale, Arban Abrashi ka konfirmuar se pensioni invalidor i punës dhe ai familjar kanë filluar së implementuari.

Në një postim në facebook ai ka shkruar se sot e ka prezantuar udhëzimin administrativ për pensionin e punës, dhe ka njoftuar për procedurat e pensionit familjar, transmeton lajmi.net.

“Sot në Lidhjen e Pensionistëve në mënyrë simbolike prezentova udhëzimin administrativ për pension invalidor të punës dhe njoftova për procedurat për pensionin familjar. Gjatë javës në zyret pensionale mund të merren aplikacionet dhe informatat e nevojshne, kurse ligjërisht nga e hëna e ardhshme (27 mars) mund të aplikohet për këto dy skema të reja në kuadër të sistemit pensional”, ka shkruar Abrashi në facebook.

Lexo postimin e plotë:

Pensioni invalidor i punës dhe pensioni familjar fillojnë së implementuari

Sot në Lidhjen e Pensionistëve në mënyrë simbolike prezentova udhëzimin administrativ për pension invalidor të punës dhe njoftova për procedurat për pensionin familjar

Gjatë javës në zyret pensionale mund të merren aplikacionet dhe informatat e nevojshne, kurse ligjërisht nga e hëna e ardhshme (27 mars) mund të aplikohet për këto dy skema të reja në kuadër të sistemit pensional.

Këto dy skema të reja pensionale ngrisin mirëqenien e qytetarëve tanë, lehtësojnë proceset e punës dhe na ofrojnë edhe një hap para reformës pensionale./lajmi.net/