22.09.2018

Peci: Kosova mund të përballet me sanksione për shkak të Speciales

13 Janar 2018

Ish-përfaqësuesi i Kosovës në Zyrën Ndërlidhëse në Beograd, Lulzim Peci ka reaguar pas bërjes publike të rendit ditës të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, në të cilin është përfshirë edhe Projektligji për Shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Peci përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova mund të përballet me sanksione nga faktori ndërkombëtar për shkak të interesave meskine të një grupi të vogël të shtet-shkatërrues të vendit tonë.

“Pas Serbisë së Millosheviqit, në Ballkan, vetëm Kosova do e bjerë veten që të jetë shtet që do të përballet me sanksione – prej izolimit individual të ashtuquajturve liderë, deri te suspendimi i MSA-së, për shkak të interesave meskine të një grupi të vogël të individëve që e quajnë veten shtet-ndërtues, por që ne realitet janë shtet-shkatërrues të vendit tonë”, ka shkruar Peci.

Ai në fund ka porositur krerët shtetërorë “Shkoni te shtëpia dhe na leni të marrim frymë e të ecim përpara”.