18.12.2017

Palestinezët protestojnë kundër vendimit të Donald Trump

6 Dhjetor 2017

Pas vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump, ku njeh Jerusalemin si Kryeqytet të Izraelit, në rrugët nga Rripi i Gazës, janë parë palestinezë duke protestuar.

Pamjet të cilat janë publikuar në faqet online të mediave lokale izraelite, tregojnë palestinezët ndërsa reagojnë me protesta kundër vendimit të Presidentit Donald Trump, njofton Klan Kosova.

Lajmet në mediat e huaja citojnë një anëtar të lartë të Hamasit, Ismail Radëan, duke u thënë turmave se “Jeruzalemi dhe Qyteti i Shenjtë nuk mund të hiqen kurrë ose të pranohen si një kapital i unifikuar i okupimit”.

Ai njoftohet të ketë thënë se hapi i Trump ishte një “sulm i ashpër ndaj popullit tonë dhe mbi ummën tonë (komuniteti më i gjerë musliman)”.