17.11.2018

OVL e UÇK-së: Të mos nëpërkëmben asnjëri nga flamujt

14 Shkurt 2018

Jemi kundër heqjes së flamurit kombëtar por edhe kundër heqjes së atij shtetëror, dhe me këtë rast kërkojmë nga institucionet dhe partitë politike që të mos i nëpërkëmbin asnjërin nga këta flamuj, e aq më tepër që ata të zhvendosen natën.

Kështu ka deklaruar përmes një komunikate për media OVL e UÇK-së, lidhur m ngjarjet që kanë ndodhur në këtë përvjetor të pavarësisë, duke e vendosur flamurin kombëtar përballë atij shtetëror.

“Pavarësia e Kosovës ka ardhur si rezultat i përpjekjeve të shumë gjeneratave e që u kurorëzua me luftën çlirimtare, luftë në të cilën morën pjesë shqiptarët nga të gjitha trojet e tyre. Ndërsa, flamuri kombëtar është pjesë e historisë dhe përpjekjeve tona, e që ishte edhe në ballë të luftës sonë çlirimtare dhe element i aktit të betimit të UÇK-së”, thuhet në komunikatë.

“Organizatat e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësinë së Kosovës, ia uron qytetarëve këtë ditë, për të cilën kemi arsye të festojmë. Pavarësia e Kosovës duhet të jetë dita që na bashkon dhe jo ditë që na për përçanë si shqiptarë”, thekson OVL e UÇK-së.