18.07.2018

O’Connell: Konferenca e Londrës nuk e ka copëtuar Shqipërinë

17 Prill 2018

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell ka thënë se Konferenca e Londrës nuk e ka copëtuar Shqipërinë. Madje, ai ka thënë se Konferenca e Londrës ia ka dhënë pavarësinë Shqipërisë.

Këto komente, ai i bëri në rrjetin social Facebook, në një përgjigje që i ka kthyer një komentuesit. O’Connell, shpeshherë kërkon nga qytetarët që t’i bëjnë pyetje në Facebook, si formë e komunikimit me ta.

Ja përgjigjja e ambasadorit britanik:

Konferenca e Londres nuk e ka copetuar Shqiperine. Konferenca e Londres ia ka dhene pavaresine Shqiperise. Keni te drejte se fuqite e medha nuk shkuan ne lufte per te kerkuar perfshirjen e territorit te Kosoves brenda shtetit te Shqiperise, por kjo nuk eshte e njejte me nje konspiracion qe "bota e ka ndare Shqiperine".

Shikoni, kjo ka ndodhur para 100 viteve dhe as une dhe as ju nuk zoterojme me makinen kohore, prandaj te gjithe duhet te merremi me te tashmen. Jemi deshmitar te shkaterrimit qe ka shkaktuar ideja e Serbise se madhe, ne te kaluaren. A vertet mendoni se lansimi i idese per Shqiperine e madhe eshte i arsyeshem?

E ardhmja e te gjitha vendeve te Ballkanit perendimor eshte integrimi ne Europe, duke punuar se bashku, duke zhvilluar demokracine, ekonomine dhe sundimin e ligjit. Me integrimin e shteteve, kufinjte behen me pak te rendesishem dhe fillon shkembimi nder-kulturor dhe njerezit kane lirine e levizjes. Jam kunder dhe kam dyshimet e mia per cdo levizje e cila ka per qellim levizjen apo ndryshimin e kufinjeve dhe pervetesimin e territoreve te reja.