18.12.2017

OKB qorton Trumpin për Jerusalemin

6 Dhjetor 2017

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka kundërshtuar ashpër veprimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

”Që nga dita e parë si sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, kam folur vazhdimisht kundër çdo mase të njëanshme që do të rrezikonte perspektivën e paqes për izraelitët dhe palestinezët”, ka thënë Guterres, përcjell klankosova.

”Jerusalemi është një çështje e statusit përfundimtar që duhet të zgjidhet përmes negociatave të drejtpërdrejta mes dy partive, në bazë të rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit dhe të Asamblesë së Përgjithshme, duke marrë parasysh shqetësimet legjitime të palestinezëve dhe palëve izraelite”, përfundon deklarata e Guterres.