23.07.2019

Notre-Dame përfshihet nga flakët

15 Prill 2019

Një zjarr i madh ka shpërthyer ditën e sotme në katedralen Notre-Dame në Paris. Imazhet tregojnë një tym të bardhë që vjen nga çatia e strukturës.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa mendohet se ai mund të jetë shkaktuar nga punimet që po kryhen për restaurimin e katedrales.

Ndërtimi i katedrales ka nisur me 1160 dhe ka përfunduar me 1260 dhe përben një simbol të katolicizmit në Francë dhe më gjerë.