22.10.2017

Një vit pas grushtetit, Erdogan: Pa mëshirë për tradhtarët

16 Korrik 2017

“Për tradhtarët nuk ka mëshirë”, deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në përvjetorin e parë të grushtit të dështuar të shtetit në vend.

Në fjalimin e tij, kreu i shtetit kërcënoi “t’u priste kokat njerëzve të tillë”. Opozita e sulmoi ashpër thirrjen e tij për kthimin e dënimit kapital.

“Une do t’ja vendos pa ngurim firmën time dënimit me vdekje nëse Parlamenti miraton projektligjin që rikthen ekzekutimet. Fola me Kryeministrin dhe kur tradhtarët të dalin në gjyq, le t’i nxjerrim me uniforma si ato të Guantanamos. Ata nuk treguan mëshirë kur i drejtuan armët popullit tim, përse duhet të tregojnë njerëzit e mi?!”, tha Erdogan.
 
Kush tradhton këtë komb nuk mund të mbetet i pandëshkuar vazhdoi më tej Erdogan në fjalimin e tij në Stamboll.