22.10.2017

Nitaj: Ramush Haradinaj më 27 prill do të lirohet përfundimisht

21 Prill 2017

Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, në një prononcim për Gazetën Blic ka thënë se akuzat e Serbisë kundër drejtë Ramush Haradinaj nuk kanë asnjë forcë juridike, dhe se ai do të lirohet përfundimisht.

“Akuzat e Serbisë kundër Ramush Haradinajt, nuk kanë asnjë forcë juridike, dhe ato nuk mund të jenë kurrfarë baze të një kërkese për ekstradimin e tij.”

Nitaj ka theksuar se data 27 prill kur do të mbahet seanca e radhës në Francë për kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj do të jep rezultate pozitive.

“Natyrisht se ne presim që çështja të mbyllet përfundimisht dhe ai të lihet i lirë në punën dhe në agjendën e tij politike” tha ai.

Aktakuzat e Serbisë dhe flet arrestet e saj, ndaj kreut të AAK-së sipas Nitajt janë thjeshtë përpjekje për të destabilizuar Kosovën. Ramush Haradinaj tashmë e ka dëshmuar që është i pafajshëm tha zëdhënësi i AAK-së.

“Ramush Haradinaj i ka spastruar hesapet me drejtësinë. Ai në dy raste është gjykuar, edhe në bazë të pretendimeve të Serbisë, dhe në të dyja rastet është shpallur i pafajshëm. Prandaj kundër tij nuk mund të ketë asnjë rast tjetër.

Aktakuzat e Serbisë dhe flet-arrestet e saj, janë përpjekjet e fundit dëshpëruese për të destabilizuar Kosovën, dhe ato edhe në këtë rast do të mbeten si të tilla.”

Ramush Haradinaj është arrestuar me 4 janar të këtij viti nga autoritetet franceze, në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar të lëshuar nga shteti serb./GazetaBlic.com/