22.11.2017

Nis takimi i Këshillit të Sigurimit në OKB – diskutohet për Kosovën

14 Nëntor 2017

Ka nisur takimi i sotëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku pritet të diskutohet për Kosovën.

Ky takim mes zyrtarëve të Këshillit të Sigurimit në OKB, konsiderohet si raporti i fundit i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së së UNMIK-ut dhe për situaten e Kosovës përgjatë periudhës tre mujore nga 16 korriku e deri më 15 tetor të këtij viti, transmeton Klan Kosova.

Fillimisht në sesionin e parë të këtij takimi, pritet të flasë Zëvendëskryeministir dhe ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq  ku pritet të jap vlerësimin e Serbisë ndaj situatës aktuale në Kosovë si dhe funksionin e deritanishëm të UNMIK-ut.