24.04.2019

Nga nesër rikthehen reshjet e shiut dhe borës

10 Shkurt 2019

Nga e hëna, 11 shkurt, e deri më 15 shkurt, sipas Institutit të Hidrometeorologjisë së Kosovës, në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe herë-herë do të ketë reshje shiu e bore.

Sipas IHMK-së, reshjet do të rikthehen pasditen e të hënës në të gjithë territorin.

Do të ketë ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Minimalet parashihet të ulen deri në -5 gradë celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë në 13 gradë celsius.

Kjo situatë e ndryshueshme meteorologjike do të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e cilësisë së ajrit.